Arti Krasniqi, zhvilloi garën e parë, që prej përhapjes së pandemisë Covid 19.
🥇Ai doli i pari në disiplinën 5 kilometra në ujëra të hapura, në garën e mbajtur sot në Gummersbach të Gjermanisë.
🏊♂️Në garë morën pjesë rreth 40 garues, kryesisht nga Gjermanja, ndërsa në mesin e tyre kishte edhe notarë të Kombëtares së Gjermanisë.
🕐Krasniqi mbylli garën me kohë 00:59.06 minuta.
🇽🇰21-vjeçari, prej vitit të kaluar la Gjermaninë për të përfaqësuar Kosovën në garat ndërkombëtare, ndërsa debutimin e bëri në Lojërat Mesdhetare në Rërë “Patra 2019”, ku doli i katërti në 5 km.
✅Arti është kandidat për të fituar normën Olimpike Tokyo 2020 , disiplina 10 kilometra në ujëra të hapura.