Arti Krasniqi, zhvilloi garën e parë, që prej përhapjes së pandemisë Covid 19.
23 Gusht, 2020

Gjate datave 10-12/Shtator/2020 u mbajt 🏆Kampionati Kombëtar në pishinën me përmasa Olimpike Taq Dafa – Durrës,Shqipëri.
Në këtë garë morën pjesë gjithsej 25 klube me 294 garues. Kjo gare u organizua nën patronatin e Federatës Shqiptare te Notit, ku i’u lejua te marrin pjesë edhe klubet nga Kosova me një numër të caktuar të sportistëve shkaku respektimit te masave anti Covid-19, aktiviteti u zhvillua pa publik dhe pa pranin e familjarëve.
Vlen të theksohet se sportistët patën performancë të mirë pas një periudhe të gjatë të pushimit si shkak i situatës pandemike ku nuk kanë pasur rastin te bëjnë ushtrime për muaj të tërë.
Klubet pjesëmarrëse nga Shqipëria 🇦🇱 :

▪️K.N. Butrinti
▪️K.N. Eagles Swimming Team
▪️K.N. Te Stela
▪️K.N. Tradita
▪️K.N. Tirana
▪️K.N. Durrës
▪️K.N. Partizani
▪️K.N. Vlora Not
▪️K.N. Vllaznia
▪️K.N. Vala Swimming

Klubet pjesëmarrëse nga Kosova 🇽🇰:
▪️K.N. Besa
️K.N. Ferizaj
▪️️K.N. H2O
▪️️K.N. Ilirida
▪️K.N. Mitrovica
▪️K.N. Nemo
▪️K.N. Orllani
▪️K.N. Kastrioti
▪️K.N. Prishtina
▪️K.N. Shark
▪️K.N. Shkolla Zenit
▪️K.N. Step
▪️K.N. Termopan
▪️K.N. Vllaznimi
▪️K.N. Zenit

Suksese te gjitha klubeve, sportisteve, trajnerëve dhe të gjithë akterëve qe ishin pjesë e kësaj ngjarjeje.
Rezultatet e kësaj gare mund ti gjeni në web faqen e federatës www.kosovo-asf.org/results