FINA Online Clinic for Water Polo Coaches
23 Mars, 2021
Telegram ngushëllimi
28 Dhjetor, 2020

Me datë 20/03/2021 është mbajtur Kuvendi i Punës për vitin 2020 dhe Kuvendin Zgjedhor të FNK 2021
Kuvendi u hap me përshëndetje të delegatëve nga Kryetari i Federatës z.Imer Rama, ku prezent ishin 16 klube me nga 2 delegatë dhe 1 delegatë nga Shoqata e gjyqtarëve. (1 delegat mungoj) dhe gjithsejtë në sallë ishin 32 kuvendar me të drejtë vote si dhe monitorues nga KOK z.Shasivar Haxhijaj dhe nga MKRS znj.Afërdita Fazlija dhe raportues nga platforma kallxo.com që e transmetuan kuvendin drejtpërdrejtë që nga fillimi deri në përfundim.
Më pas u propozua të krijohet komisioni verifikues ku me shumicë votash u zgjodhën .
Milaim Shala
Daulina Osmani
Ardian Hamiti.
Komisioni vlerësoj se kishte korum të mjaftueshëm për të vazhduar me mbajtjen e kuvendit zgjedhor.
Me propozim te kryetarit z.Imer Rama dhe vota te kuvendarëve Ersan Hamdiu u zgjodh procesmbajtësi dhe si verifikues u caktua Daulina Osmani.
Me pas me 29 vota pro 3 kundër u aprovuan rendi i ditës të propozuar nga Kryetari z.Imer Rama.
Z.Rama mbajti një fjalim ku falënderoj të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin e tyre përgjatë viteve sa ishte udhëheqës i Federatës dhe uroj që fryma e bashkëpunimit të vazhdoj edhe më tutje për ngritjen e kapaciteteve të Federatës në nivele edhe më të larta.
Me 27 vota Pro dhe 5 kundër u aprovua Kuvendi i punës për vitin 2020
Me 29 vota pro dhe 3 kundër u aprovua edhe Procesverbali nga kuvendi i vitit 2019
Me 27 vota pro dhe 5 kundër u aprovua Raporti i Punës i FNK-së për vitin 2020 periudha 01.01.2020-31.12.2020.
Me 27 vota pro dhe 5 kundër u aprovua – Raporti Financiar për vitin 2020 periudha 01.01.2020-31.12.2020.
Pas përfundimit të Kuvendi të Punës për vitin 2020 u vazhdua me Kuvendin zgjedhor.
Dy kandidatet për Kryetar të ardhshëm të Federatës z.Astrit Haliti dhe z.Trim Zeqiri prezantuan planin e punës për periudhën 2021-2024, ku pas përfundimit te prezantimeve filloj procesi i votimit për Kryetar.
Pas përfundimit te votimit me 17 vota kundrejt 15 z.Astrit Haliti u zgjodh kryetari i ri i Federatës për mandatin 2021-2024.
Pas shpalljes se Kryetarit të ri të FNK-së z.Haliti falënderoj te gjithë Kuvendarët për besimin e dhënë dhe vazhdoj me udhëzimet për votimet e radhës për zgjedhjen e dy nënkryetarëve, anëtarëve të bordit drejtues si dhe këshillit mbikëqyrës .
Pas procesit të votimit për Nënkryetar u zgjodhën
Kimete Alidemi me 18 vota nga 32 dhe
Fatmir Misimi me 17 nga 32 vota
Pas zgjedhjes se Nënkryetarëve vazhdoj procesi i zgjedhjeve me votimin për zgjedhjen e anëtarëve te bordit drejtues, ku pas numërimit të votave u zgjodhën
Kujtim Kito me 17 vota nga 32,
Erjon Deshishku me 15 vota nga 32 dhe
Mersiha Hallaci pas balotazhit me Endrit Svecla me vota të barabarta nga 14 në rivotim mori 17 vota dhe u zgjodh anëtarja e trete e zgjedhur nga kuvendarët për bordin drejtues të Federatës.
Në Këshill mbikëqyrës pas votimit me shumicë votash u zgjodhën Adhurim Halili, Kushtrim Çitaku dhe Emine Llalloshi.
Pas përfundimit të proceseve të votimit z.Haliti i falënderoj të gjithë kuvendarët për zgjedhjet e tyre dhe njëkohësisht në bazë të statutit të Federatës emëroj anëtarin Beqir Zenelin si anëtar të ri të Bordit dhe sqaroj se bordi do të kompletohet me Hasim Rushitin nga Shoqata e gjyqtarëve dhe një të zgjedhur nga Shoqata e trajnerëve, me këtë e përmbylli z.Haliti e pëmbylli Kuvendin.