Kampionati i Kosovës 2019 (50m)
Gusht 14, 2019
Gara memoriale ” Esmir Shala” 2019
Korrik 25, 2019

27 Korrik (Gwangju)

Sot në Gwangju të Kores së Jugut, në Kampionatin Botror të Notit, është paraqitur sportistja Fjorda Shabani e cila garoi në 50m Krol, pati kohën 00.28.34, ne plasmanin e pergjithëshem u rendit e 66 nga 100 pjesmarrëse.

Fjorda ishte sportistja e fubdit qe perfaqesoj Kosove në këtë Kampionat Botëror!

I urojm sportistet për paraqitjet e tyre, suksese në garat e ardheshme!


26 Korrik (Baku)
Festivali Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.
Ne diten e fundit per garat e notit janë paraqitur sportistet:

Jona Macula në 50m Krol koha e arritur 00.31.32 renditet e 43-ta.
Elona Zhugolli në 50m Krol koha e arritur 00.32.93 renditet e 44-ta. Dhe
Hana Fejzullahu në 800m Krol koha e arritur 10.20.03 renditet e 31-ta.


26 Korrik (Gwangju)
Sot në Gwangju të Kores së Jugut, në Kampionatin Botror të Notit, është paraqitur sportistja Eda Zeqiri e cila garoi në 200m Shpinë, pati kohën 02.27.11, ne plasmanin e pergjithëshem u rendit e 39 nga 42 pjesmarrëse.

Nesër paraqitet në 50m krol sportistja Fjorda Shabani.


25 Korrik (Baku)
Festivali Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.
Dy rekorde të reja nga Olt Kondirolli!

Olt Kondirolli në 200m Krol koha e arritur 02.00.69 (Rekord apsolut i Kosoves), renditet i 43 nga 48 pjesmares.

Olt Kondirolli në 50m Krol koha e arritur 00.25.67 (Rekord per kadet dhe junior i Kosoves), renditet i 44 nga 47 pjesmares.
VIgan Bytyqi në 50m Krol koha e arritur 00.26.14 renditet i 47.

Urime sportistve për paraqitjet e tyre, suksese në vazhdim!


25 Korrik (Gwangju)

Fjorda Shabani vendos rekord të ri të Kosovës. Sot në Gwangju të Kores së Jugut, në Kampionatin Botror të Notit, është paraqitur sportisti Fjorda Shabani e cila garoi në 100m Krol pati kohën 01:02.05 (Rekord i ri i Kosovës) ne plasmanin e pergjithëshem u rendit e 74 nga 93 pjesmarrëse.

Urojm që në garat e ardhshme të ketë performancë më të mirë.
Nesër paraqitet në 200m Shpinë sportistja Eda Zeqiri.


24 Korrik (Gwangju)

Sot në Gwangju të Kores së Jugut, në Kampionatin Botror të Notit, është paraqitur sportisti Dren Ukimeraj
Dren Ukimeraj që garoi në 100m Krol pati kohën 00:56:33 dhe u rendit i 103 nga 123 pjesmarrës, Dreni nuk arriti të përmisoj kohën e tij personale.

Urojm që në garat e ardhshme të ketë performancë më të mirë.
Nesër paraqitet në 100m Krol sportistja Fjorda Shabani!


23 Korrik (Baku)
Sot janë paraqitur notaret
Olt Kondirolli në 100m Krol koha e arritur 00.56.57
VIgan Bytyqi në 100m Krol koha e arritur 00.57.88
Hana Fejzullahu në 400m Krol në koha e arritur 05.05.15, ndersa

Sot dy notaret tona🏊‍♀️🏊‍♂️, Hana Fejzullahu🇽🇰 dhe Jona Macula🇽🇰 janë paraqitur në diciplinat e tyre të radhës.

Jona garoi në 200m stil i lirë. Koha e saj ishte 2:23.63.

Hana garoi në 100m Delfin dhe pati kohën 1:09.30 sekonda, që ishte e pamjaftueshme për t’u kualifikuar tutje.


22 Korrik (Baku)
Sot në Baku të Azerbejgjanit në Lojrat Rinore Europiane, u paraqiten në garat e tyre sportistet:
Jona Macula që garoj ne diciplinen 100m Krol dhe pati kohen 01:06:19
Elona Zhugolli që garoj në diciplinën 100m Krol dhe pati kohen 01:12:02.
Olt Kondirolli që garoj në diciplinat: 400m Krol dhe pati kohen 04:21:13 që është edhe rekord i ri i Kosovës.
dhe 100m Shpine dhe pati kohen 01:06:21.
Hana Fejzullahu garoj në diciplinën 200m Delfin dhe pati kohen 02:33:10 që është edhe rekord i ri i Kosovës.

Ju urojm Oltit dhe Hanës rekordet e arritura!

Sportistve tanë ju urojm suksese dhe rezultate sa më të mira!


22 Korrik (Gwangju)
Paraqitje e knaqeshme e garuesve tane ne paraqitjet e tyre të para, në Gwangju të Kores së Jugut, në Kampionatin Botror të Notit.
Eda Zeqiri që garoi në diciplinën 100m shpinë pati kohen 01:08:37 qe u rendit e 54 në renditjen e pergjitheshme
dhe Dren Ukimeraj që garoi në 200m Kro pati kohen 02:05:29 dhe u rendit i 64, të dy garuësit nuk arriten të përmisjn kohet personale të tyre,
Urojm që performanca e tyre të jetë më e mirë në garat në vazhdim.


21 Korrik
Neser më datë 22/Korrik/2019, në Gwangju të Kores së Jugut, në Kampionatin Botror të Notit i fillojnë garat e tyre dy sportistet tanë:
Eda Zeqiri që garon në diciplinën 100m shpinë dhe Dren Ukimeraj që garon në 200m Krol!

Gjithashtu neser datë 22/Korrik/2019, në Baku të Azerbejgjanit në Lojrat Rinore Europiane, paraqiten në garat e tyre sportistet:
Jona Macula dhe Elona Zhugolli që garojnë në diciplinën 100m Krol.
Olt Kondirolli që garon në diciplinat: 400m Krol
dhe 100m Shpine si dhe,
Hana Fejzullahu që do të garoj në diciplinën 200m Delfin.

Sportistve tanë ju urojm suksese dhe rezultate sa më të mira!