Reprezentacioni i Kosovës për grupmoshat e reja : Meshkujt (2003-2004) dhe Femrat (2005-2006) – po merr pjesë në garën ndërkombëtare “COMEN CUP 2019”.
Gara do të zhvillohet gjatë ditëve në vijim (21-23 Qershor 2019), në Burgas të Bullgarisë.
Kjo është garë e nivelit shumë të lartë e cila zhvillohet për grupmoshat e reja në në të cilën marrin pjesë edhe shumë shtete të mesdheut, ndër to edhe shteti ynë.
Reprezentacionin e Kosovës e pëfaqsojnë sportistët:
🏊♂️Olt Kondirolli,
🏊♂️Vigan Bytyqi,
🏊♀️Jona Beqiri,
🏊♀️Jonë Haliti ,
në krye me trajnerin Endrit Sveqla.
Sportistët tanë kanë arritur në Burgas ku janë akomoduar dhe po zhvillojnë stërvitjen e parë.
Federata e Notit ju uron sportistëve rezultate sa më të mira në këtë garë!