European Junior Swimming Championships
4 Korrik, 2021
TEUTA CUP III
21 Qershor, 2021

✅Notarët🏊🏊‍♀️ Eda Zeqiri dhe Olt Kondirolli marrin ftesën për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike #Tokio2020 👏👏👏🇽🇰
Eda Zeqiri dhe Olt Kondirolli do të përfaqësojnë sportin e notit në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Të dy notarët janë ftuar sot nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Federata Ndërkombëtare e Notit, sipas vendeve të Univerzalitetit, vende këto që janë të rezervuara për sportet e notit dhe atletikës.
Zeqiri do të garojë në disiplinën 400 metra stil i lirë, ndërsa Kondirolli në 100 metra stil i lirë.
Në ftesën dërguar Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Notit të Kosovës nga Federata Ndërkombëtare e Notit (FINA), thuhet se të dy notarët janë renditur më së larti nga garuesit kosovarë në renditjen e pikëve të FINA-s.